Lajmi fundit/Sondazhi fundos Edi Ramën: Besimi i qytetarëve tek qeveria bie ndjeshëm arrin në…

0
713
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit. 
Sipas sondazhit të Barometit në Euronews Albania besueshmëria e votuesve të PS-së tek qeveria, për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.

Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutralë. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4% në tetor.

Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.

Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutralë ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%.

Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%

Zjarr Tv Ad