Këshilltari Special i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka reaguar për telefonatën që ka zhvilluar në orët e vona të së premtes me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai thotë se me Kurtin kanë biseduar për shmangien e ndonjë eskalimi të radhës me kërkesën konkrete për shtyrjen e gjobave për targat, për mbajtjen hapur të derës për kthimin e serbëve në institucione dhe në fokusimin në dialogun për normalizim, që Chollet thotë se është rruga më e mirë për integrimin e Kosovës në instancat Euro-Atlantike.
“Ka biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm: shtyrja e gjobave të targave, mbajtja e derës së hapur për kthimin e serbëve të Kosovës në institucione dhe fokusimi në dialogun për normalizim me Serbinë = rruga më e mirë për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës”, ka shkruar Chollet.
Lidhur me telefonatën e marrë nga Chollet ka treguar edhe kryeministri Kurti, megjithatë s’e ka përmendur kërkesën për shtyrjen e gjobave për targat.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka shkruar Kurti.