Profesor Gurakuqi fton kryeministrin Rama: Detyra ta kërkon të shkosh vetë në Udhën e Veriut! Të kujtoheshe më parë për Urën e Bahçallëkut

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Profesor Romeo Gurakuqi kërkon nga kryeministri Edi Rama që të qëndrojë në lartësinë e detyrës së kryeministrit duke shkuar vetë në “udhën e veriut”.

“Detyra ia kërkon” shkruan Gurakuqi në rrjetet sociale pasi thotë se 100 forcat ushtarake që janë nisur mbrëmjen e djeshme drejt Shkodrës rrethuar nga uji, është një aksion i vonuar i qeverisë shqiptare.

“Do të kishte qenë shumë mirë që KM të ishte kujtuar më herët, për shembull, në muajin qershor, për të dërguar një ekip inxhinierësh për të kryer vlerësimin e gjendjes teknike të Urës së Bahçallëkut. Sot është shumë vonë. Asgjë nuk mund të korigjohet këtë dimër të ashpër, në qoftë se dëmtimi ka ndodhur dhe strukturat mbajtëse kanë çeduar”, shkruan Gurakuqi në profilin e vet në rrjetet sociale.

Pedagogu jep edhe një situatë sesi e ka gjetur ai veten mbrëmjen e djeshme në qytet.

“Sonte, te dilje nga Shkodra, ishte pothuajse e pamundur. Demtimi i Ures se Bahcallekut dhe mos ndertimi i Mbikalimit te Harkut te Berdices ka izoluar Kryeqendren e Veriut nga pjesa tjeter e Shqiperise. Zgjidhja e vetme mbetet rruga e mundimshme drejt Lindjes. E ftoj Kryeministrin te provoje vete sonte Udhen e Veriut. Detyra ia kerkon!” e mbyll postimin Gurakuqi.

Zjarr Tv Ad