“Jemi të verbër për sa i përket bindjeve politike”, Spiropali nga Shkodra e përmbytur: Jemi këtu për qytetarët

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali nga Shkodra u shpreh se qeveria do të vijojë punën e vazhdueshme për të përballuar situatën e rëndë të krijuar për shkak të reshjeve të fundit.

Spiropali: Është e rëndësishme që burokracia është shmangur në këtë raste dhe komunikimi me strukturat qendrore ka funksionuar për t’i ardhur njerëzve në ndihmë. Kjo punë na përket të gjithëve, nuk është momenti për të bërë politikë ne ditës, por për të bërë punën e madhe që kjo emergjencë të menaxhohet dhe të përballohet me sa më pak kosto për të gjithë qytetarët. Ne nuk i shohim, ne jemi të verbër për sa i përket bindjeve politike, por shohim te njerëzit dhe qytetarët, bashkëpunëtorët tanë për të zgjidhur këtë emergjencë.

Spiropali theksoi se do jenë vazhdimisht në dispozicion dhe në komunikim të vazhdueshëm. Më tej, bëri me dije se do jenë në terren për gjithçka që duhet për ta kaluar sa më lehtë këtë situatë.Ministrja duke iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit, tha se nuk ndodhet në Shkodër për Berishën por për shkodranët dhe për gjithë qytetarët që kanë nevojë për qeverinë.

Zjarr Tv Ad