“Përmbytja u shkaktua nga hapja e kaskadës”- Rama i përgjigjet Berishës nga Shkodra: Ky është skandal më vete. Njerëzit e bëjnë vetë diferencën

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ish-kryeministrit Sali Berisha nga zonat e përmbytura në Shkodër duke e cilësuar skandal më vete deklaratën e kjo situatë u krijua nga hapja e kaskadës.

Rama tha se njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën ndërsa inkurajoi forcat në terren të çojnë deri në fund misionin e tyre për përballimin e kësaj situate.

“Ky është një sistem që vihet në lëvizje sipas niveleve të planit. Nisen e dinë shumë mirë edhe me çfarë do përballen dhe kanë bërë sakrificë gjithmonë pa asnjë rezervë. Ajo që duhet thënë është se prapë janë hektarë të përmbytur. Nëse në të gjithë zonat e tjera kemi ndryshim të sistemeve të kullimeve këtu nga strukturat vendore kemi pasur gjithmonë problem.

Nuk dua të fajësoj njeri por të thuash që kjo erdhi si rezultat i kaskadës ky është skandal më vete. Njerëzit mund ta bëjnë vetë diferencën. Natyrisht të vazhdojmë punën dhe të tregojmë maksimumin e solidaritetit. Shifrat që përmendi Elisa janë fakte”, deklaroi Rama.

Zjarr Tv Ad