Po kthehej nga Anglia me tufat me paund, i riu ‘kapet mat’ në Rinas. Procedohet penalisht nga policia

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi është goditur nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit.

Bëhet me dije se janë sekuestruar 15 000 paund, si dhe është proceduar penalisht 26-vjeçarja që nuk i deklaroi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë kaluar për kontroll të detajuar bagazhet e shtetases E. S., që kishte udhëtuar nga Anglia në drejtim të Shqipërisë.

Gjatë kontrollit të valixhes së kësaj shtetaseje janë gjetur 15 000 paund, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar, sipas përcaktimeve ligjore.

Në vijim të veprimeve u sekuestrua shuma e parave dhe u referuan materialet në prokurori, në ngarkim të shtetases E. S., 26 vjeçe, lindur në Kosovë dhe banuese në Austri, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, thuhet në njoftimin e policisë

Zjarr Tv Ad