Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me tone të ashpra opozitës në Kuvend. Sipas tij, në Durrës do të përdoret vetëm gjysma e 800 mijë metrave katrorë, ndërsa gjysma tjetër do të jetë hapësirë publike e transformuar plotësisht.
Rama: 17 % e territorit ku do marrë jetë porti turistik është tokë e ndotur, e pashfrytëzuar, ashtu sikundër dhe zona ujore ku do të ndërtohet plazhi i ri ka një ndotje të frikshme. Të dyja këto pjesë do të kthehen në një hapësirë shembullore, si kudo ku ne vëmë dorë, evropian. Çdo punë që ne nisim fisi gagaçoupulli e pagëzon si aferë të madhe.
Kreu i qeverisë theksoi se porti më i madh i vendit nuk mund të rrijë në zemrën e një porti turistike, sepse nuk ka asnjë mundësi zgjerimi. Arsyeja që duhet të ikë që aty është për t’i përshtatur ambicieve të Shqipërisë së vitit 2022 dhe për të qenë porta më e rëndësishme hyrëse në Ballkanin Perëndimor.
strong>Rama: Tërë mëmëdhetarët pa atdhe që vijnë vërdallë si gomaricat e Faikut për qumësht a për dhallë, janë përndezur tani dhe hedhur në sulm frontal se e shikojnë se ne e kemi me gjithë mend, tani e shikojnë se do bëhen me gjithë mend të dyja, edhe ai turistiku, edhe ai komerciali. Doni apo nuk doni ju, që kurrë mos dashçi se nuk na duhet çfarë doni.