“Turp! Festojnë Pavarësinë me flamur lejla”, deputetja e PD reagon ashpër pas daljes së Gjiknurit: Ç’lidhje ka ky me Elbasanin veç vjedhjes së votave në 25 prill

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka me anë të një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me një dalje të Damian Gjiknurit në qytetin e Elbasanit në kuadër të festave kombëtare të nëntorit.

Açka shkroi se në Elbasan nuk u pa se 110-vjetori i pavarësisë u festua me flamur lejla, gjë të cilën ajo e konsideroi si ‘turp’. Ajo vijoi më tej duke thënë “se ç’lidhje ka ky me Elbasanin ky folës, veç vjedhjes së votave më 25 prill 2021 dhe vjedhjes që po përgatitet më 14 maj 2023, veç ky e di”.

“Çfarë Elbasani sot nuk pa, festohet 110 vjet pavarësi, me flamur lejla Turp!

Se ç’lidhje ka ky me Elbasanin ky folës, veç vjedhjes së votave më 25 prill 2021 dhe vjedhjes që po përgatitet më 14 maj 2023, veç ky e di”, shkroi Açka.

Zjarr Tv Ad