’29 nëntori, datë e falsifikuar’/ Kulla: Ja historia me Ramën e paftuar dhe fjali arrogant në Vlorë

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Historiani Ndriçim Kulla, i ftuar në edicionin e pasdites  në Syri Tv komentoi se si e njohim historinë e vendit tonë në kuadër të festave të nëntorit. Ndriçim Kulla tha se data e çlirimit të Shqipërisë korespondon dhe me datën e shpalljes së Pavarësisë.

“Pse u vendos 29 nëntor, ishte një sherrnajë që ka 30 vjet që vazhdon. 29 nëntori, datë e falsifikuar. Mithat Frashëri një fenomen të tillë e quante kotësi, e lagu s’e lagu. Pushteti ka hedhur një grep atje dhe ka vendosur që mbi këtë të prevalojë jo e vërteta por ideologjia komuniste.

Ata nuk duan t’i lëvizin asgjë nga ato që kanë bërë, të kaluarën e mbrojnë me çdo kusht, jo se kanë parime, sidomos rilindasit, këta vetëm socialistë nuk janë, e bëjnë për të ruajtur pushtetin dhe benefitet e tij. Kjo datë është në funksion të saj dhe s’ka të bëjë me një debat parimor.”,tha Kulla.

Historiani Kulla tregoi se para disa vitesh kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim, dhe u imponua me arrogancë që e ka karakterizuar që kur ka qenë fëmijë duke marrë meritat për krijimin e një monumenti në Vlorë.

“Mbajti një fjalim dhe donte të përvetësonte punërat që ishin bërë dhe idetë për krijimin e një monumenti të Ismail Qemalit në qytetin e Vlorës. Do që të rrisë kredencialet politike që i ka përtokë. Ai nuk po bën asgjë për vendin. Manipulon shoqërinë. Dihet e vërteta.

Me këtë kulturë që kam unë, them të mos i mëshohet kësaj pune kaq shumë, e vërteta dihet dhe e vërteton, këta imponohen se kanë pushtetin.

Le ta festojnë ata, e instrumentalizojnë datën, komunistët janë zhgënjyer, e dinë si janë shfrytëzuar. Koha është ajo që do fitojë mbi të gjithë këtë debat.“, tha Kulla.

Zjarr Tv Ad