Protesta e 6 dhjetorit, Spartak Ngjela: Lëvizje anti-evropiane e Berishës, i cili është çmendur…

0
450
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se protesta e thirrur nga Partia Demokratike më 6 dhjetor, është një lëvizje anti-evropiane e kreut të saj, Sali Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela nënvizoi se nëse ndërkombëtarët do të kenë prova të reja për Berishën, ky i fundit do të jetë në rrezik.

“Lëvizje anti-europiane. Pse e bën? Nuk e di. Ose Saliu është në deficencë mendore, nuk kupton fare nga politika dhe nga interesi kombëtar. Ose është kundër interesit kombëtar, këtë e zgjidh koha. Mund të jetë mllef, inat, pse më bëtë. Ka edhe një arsye të tretë, doni që të bashkohemi me BE-në?

I thotë Uashingtonit, se ai është aleati ynë kryesor, që do të na fusë në Bashkimin Evropian, ky thotë, unë jam këtu, po të dua nuk iu lë. Mund të jetë edhe kjo. Janë hipoteza, versione.

Ata e dinë historinë, kam përshtypjen se këtë optikë kanë, që ky është në hall dhe nuk di si lëviz nga halli. Nëse kanë prova të tjera, ky është në rrezik, rrezikohet më shumë”, theksoi Ngjela.

Partia Demokratike do të organizojë një protestë më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Zjarr Tv Ad