“Avni Rustemi vrasës me pagesë”, Shabani: Ka hyrë në librat e historisë me pushkë

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Endri Shabani, kryetari i nismës “Thurje” i ftuar në Euronews Albania foli për protestën e zhvilluar sot tek sheshi “Avni Rustemi”, emri i të cilit kërkohet të ndryshohet.

Sipas Shabanit, ndryshimi i emrave të shesheve është i nevojshëm sepse “kemi nevojë për të tjera modele, për njerëz të penës dhe jo të pushkës”.

Kryetari i nismës “Thurje” tha se Avni Rustemi njihet si vrasës me pagesë dhe që ka hyrë në librat e historisë me pushkë.

“Ajo që ka ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore, është që Partia Komuniste e asaj kohe filloi të zëvendësonte intelektualë të asaj kohe, të cilët nderoheshin me buste apo sheshe, me partizanë. Se njiheshin, kishin bërë atentate, kishin vrarë njerëz, kishin hyrë në librat e historisë me pushkë, duke zëvendësuar dalëngadalë ata që kishin hyrë në librat e historisë me penë. Sheshi “Avni Rustemi”, Avni Rustemi është një njeri që njihet sepse ka vrarë dikë tjetër, kryeministrin e kohës.
Kemi nevojë për të tjera modele”, tha Shabani.

Zjarr Tv Ad