“Ia prish planet gruas në shtëpi”, rrëfehet Saimir Korreshi: Çunat e Londrës lëvizin me makina luksoze, ne mezi i mbajmë me naftë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka folur për jetën familjare dhe njohjen me bashkëshorten.

Ai ka rrëfyer në një intervistë në “News24” se me bashkëshorten është njohur nga një mik i përbashkët dhe se tashmë janë prindër të një vajzë, por gjithashtu në pritje të një djali.

“Ne jemi njohur nëpërmjet një miku tonë të përbashkët, na prezantoi, aty filloi çdo gjë dhe më pas vazhduan telefonatat, mesazhet deri te lidhja përfundimtare.

Sot ne jemi prindër dhe ajo mërzitet me mua se punon me vajzën tonë shumë dhe unë vi ja prish të gjitha planet pasi e përkëdhel vajzën shumë. Ne gjithashtu jemi në pritje të një djali, por vajza më ka falur shumë dashuri”, tregoi Korreshi.

Ndër të tjera deputeti demokrat përmendi në një moment djemtë shqiptarë që punojnë në Angli, së fundmi të quajtur “çunat e Londrës”, për të cilët u shpreh se vishen me Gucci e Prada e lëvizin me makinat e fundit, ndërsa në Shqipëri qytetarët mezi i mbajnë makinat me naftë.

“Nuk kam asgjë me çunat e Londrës që bëjnë punë të ndershme. Deklarata ishte për ata që ishin në “shtëpi bari” dhe kishin lekët me kapul si pasojë e punës me kokainëq dhe hashash. Leku i pisët që po qarkullon në Shqipëri ka eliminuar shtresën e mesme. Shikon çuna të rinj veshur me Gucci e Prada, me makinat e fundit dhe ne duhet ta mbajmë benzinë/gaz për të ardhur nga Lushnja sepse nuk ja dalim dot me naftë”, tha deputeti Korreshi.

Zjarr Tv Ad