Analizë/Armand Shkullaku:Berisha i bëri “Alibeajn dhe Bashën të përfundonin duke ngrënë bar”…

0
608
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Armand Shkullaku, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ka folur për  nxjerrjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale nga Enkelejd Alibeaj, i cili pretendon se përfaqëson Partinë Demokratike. 

Shkullaku tha se Alibeaj do ta ketë shumë të vështirë të gjejë kandidatë në çdo bashki dhe të bëjë fushatë në terren. Analisti deklaroi se personazhe si Alibeaj, të cilët shërbejnë për t’i bërë opozitë opozitës, kanë patur gjithmonë “fund të dhimbshëm”. 

“Zoti Alibeaj ka nisur një aksion për të treguar që ka ende rëndësi në PD. Në rradhë të parë duhet të dimë me çfarë sigle do të dalin njerëzit që po nxjerr Alibeaj.

Problemi i dytë do të jetë gjetja e kandidatëve në të gjithë Bashkitë dhe e treta dalja në fushatë. E ka mision të pamundur të bindë demokratët që në këtë lojë nuk është vegël dhe mashë e Edi Ramës.

Se kush është PD e vërtetë, kjo është zgjidhur në 6 mars.  Sali Berisha hyri në zgjedhje pa vulë dhe mori atë rezultat në raport me Bashën. Vula nuk ka ndonjë rëndësi të madhe.

Por, këtu ka një gjë, që na lidhet me 110 vjetorin e pavarësisë. Nuk mësojnë as gabimet e së kaluarës. Alibeaj nuk është i pari që bëhet vegël e pushtetit dhe bëhet opozitë e opozitës.
Historia e tyre ka qenë gjithmonë e dhimbshme në fund.

Sidomos këta që prek ambasada me dorë, sa i prek ambasada vyshken. Mbani mend Eduard Selamin, Genc Pollon, etj.
Ambasadorja tha po nuk hoqët Berishën, do hani bar. Tani Berisha është në PD, ndërsa këta po hanë bar”, deklaroi Shkullaku.

Zjarr Tv Ad