Pëllumb Xhufi sulmon Sali Berishën: “Shejtan me Brirë” në 1997 dogji, vrau dhe shkretoi Shqipëri…

0
386
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Askush nuk duhet të harrojë se ç’i ka bërë ky njeri vendit të tij”, – thotë në këtë intervistë për DITA akademiku Pëllumb Xhufi.
Në të njëjtën ditë opozita ka vendosur të bëjë një protestë masive, sipas saj, kundër qeverisë. Si ju duket një vendim i tillë pikërisht për në 6 dhjetor?
Le të saktësojmë: protesta nuk është zgjedhje e “opozitës”, e cila tani është një variabël mjaft kompleks. Protesta është një vendim i z. Berisha. Dhe është një vendim i marrë kuturu. Nuk kuptohet nëse do jetë një protestë, apo një pritje festive, një protestë kundër “regjimit kleptokratik të Tiranës”, apo një pritje festive për delegacionin e Brukselit.

Z. Berisha është shejtan me brirë. Luan me elementin surprizë duke u thënë shqiptarëve: “doni të dini se ç’do të ndodhë në 6 dhjetor? Ejani në shesh ta mësoni”. Kështu shpreson të mbledhë “popullin” e tij.
Por, “populli i tij” po tkurret nga dita në ditë. Motivet e tij nuk frymëzojnë, nuk japin fitore. Tashmë armik i shpal lur i SHBA dhe i Evropës, z. Berisha e ka kthyer aspiratën për pushtet të opozitës në një shpresë të avulluar.

Pak nga pak po e braktisin të gjithë, madje edhe “oligarkët” e tij më besnikë, të cilët nuk janë më të gatshëm të financojnë marrinat e tij. Janë zënë me punë serioze, ndërtojnë grataçela, të cilat duan t’i kthejnë në hotele e salla konferencash për evente ndërkombëtare, si ai i 6 dhjetorit. Nuk duan, sigurisht, që për hir të miqësisë së vjetër, ato pallate bashkë me ata vetë të kthehen një ditë objekte “non grata”. Akoma më keq, të përfshihen nga zjarri që Doktori i “revolucionit permanent” kërkon t’i verë Shqipërisë për të satën herë.

Jam i bindur, edhe nga manifestimi i fundit i opozitës, se demokratët e arsyeshëm nuk duan t’i shkojnë pas një njeriu me turbullira të rënda ideologjike, i cili nuk merret vesh ç’është: është komunist, trockist, demokrat, liberal, konservator apo tëpkë fashist.

Një gjë është e sigurt: protesta e paralajmëruar nga z. Berisha në 6 dhjetor është një akt antishqiptar, në vazhdën e akteve antishqiptare të këtyre 30 vjetëve që mbajnë firmën e tij. Askush nuk duhet të harrojë se ç’i ka bërë ky njeri vendit të tij. Realizoi asgjesimin e planifikuar të ushtrisë, policisë, drejtësisë dhe kthimin e tyre në qen-roje të pushtetit të gangsterëve dhe të të paaftëve; drejtoi veprën kriminale të djegies, shkatërrimit, rrënimit të in frastrukturës industriale, bujqësore, arsimore, shëndetësore të ngritur me gjak e me djersë nga dy gjenerata shqiptarësh.

çoi në nivele mjerimi arsimin, shkencën e kul turën; programoi vrasjen që në embrion të demokracisë nëpërmjet një klime mbytëse represive mbi opozitën e shtypin e lirë; e në fund, nxiti tinëzisht ndarjet, ballafaqimet e deri përplasjet ndër-shqiptare.
Në vitin 1997, bashkë me grigjën e tij dogji, vrau e shkretoi Shqipërinë, si Neroni Romën. Ç’alternativë qeverisëse mund të pritet nga Berisha dhe të tijtë?

Zjarr Tv Ad