Nga Gent Strazimiri
I mbron Edi Rama!
Bëni një kërkim të thjeshtë në Google me fjalët “Rama mbron”, dhe do të shihni:
Se pas titullit “Rama mbron” dalin të gjitha të pabërat e paimagjinueshme që kanë ndodhur që nga 2013 në këtë vend të cfilitur.
Burimet janë të gjitha portalet dhe mediat online, nga më e kuqja tek më anti- e kuqja, nga më e pa shitshmja tek më e shitura, nga më delenxhija tek më sojllia…
Në këtë vend të çarë e të përçarë, ku djali ther babën, vëllai vret vëllain, burri vret gjithë fisin e ish-gruas e nusja helmon vjehrrën, ku të gjithë merren me politikë, shahen e përlahen për politikë, deri dhe vriten për politike, të gjithë bashkohen në një pikë me rezultat plebishitar për të gjithë të paudhët dhe paudhësitë: I MBRON RAMA!
Me rregull treshi, nëse heq Ramën u heq mbrojtjen… dhe pas kësaj duhet vetëm të kesh kujdes që Rama ta pësojë siç duhet, e që të mos të mbjellësh një “Ramë” tjetër…
Filloje me 6 dhjetor, ora 12.00 në bulevard!
Kaq e thjeshtë është!