Grupi i Berishës do protestojë, Jorida Tabaku përshëndet nga Brukseli Samitin e 6 dhjetorit

0
193
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka përshëndetur angazhimin e Bashkimit Europian për zhvillimin në Tiranë të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, për procesin e zgjerimit. Gjatë prezantimit të raportit të Shqipërisë në Komitetin e Stabilizim Asociimit, ajo tha se PD e konsideron tejet të rëndësishme këtë nismë.

Ndërkohë, grupi tjetër në PD i drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur demokratët të protestojnë para Kryeministrisë, pak metra larg vendit ku do të zhvillohet samiti.

Më tej vëmendja e Tabakut u fokusua në dy pyetje konkrete drejtuar reporteres Santos që lidhen ngushtësisht me shqetësimin e PD siç është tema e Pasaportave të Arta dhe ajo e Amnistisë Fiskale dhe Penale.

Për këtë të fundit raporterja e BE, u shpreh që ka një shqetësim të madh por që do të rezervojë një koment të gjatë pasi të ketë parë një raport me të cilin po merren persona të specializuar në Bashkimin Europian.

Zjarr Tv Ad