Zhulali: Rama, i shqetësuari i vetëm nga protesta e 6 dhjetorit! Axhenda protestës e njëjtë me Samitin

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë në PD Ilda Zhulali deklaroi në edicionin e lajmeve në MCN Tv se Edi Rama është i shqetësuari i vetëm nga protesta e 6 dhjetorit dhe jo BE. Zhulali u shpreh se Brukseli po intensifikon dialogun me vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u treguar se unioni s’ke ka zhvendosur vëmendjen nga rajoni.

Zhulali vë në dukje se protesta është një thirrje miqësore ndaj BE për të dëgjuar atë që ka për të thënë populli opozitar. Ajo shtoi se 6 dhjetori nuk do të krijojë ngërçe brenda koalicionit opozitar.

Teksa komentoi vizitën e Steinmeier në Tiranë, Zhulali tha:

Vizita e Presidentit gjerman është shumë e rëndësishme. Kjo është vizita e dytë e një Presidenti gjerman në Shqipëri, pas asaj të Herzog në 1995. Gjermania është një mbështetëse e madhe e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, dhe demokratizimit të Shqipërisë. Mbështetja e saj ka qenë jo vetëm bujare, por edhe e vërtetë. I ka thënë të vërtetat në sy Shqipërisë. Vizita është një lajm shumë i mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, sepse tregon që Shqipëria gëzon mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

Ajo shtoi se:

Tezat e kryeministrit se Europa na ka braktisur nuk qëndron dhe prezenca dhe mesazhet e Presidentit i vërtetojnë këto. Është e pangjashme që të takojë përfaqësuesit e opozitës, nuk ka asnjë për t’u çuditur këtu. Vendet e BE po përpiqen të intensifikojnë dialogun politik me vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’u dhënë mesazh vendeve që Europa s’e ka zhvendosur Ballkanin Perëndimor nga axhenda, pavarësisht nga lufta në Ukrianë dhe kriza ekonomike. Kontaktet do të përshpejtohen, kjo nuk do të thotë që do të ketë mbështetje të pakushtëzuar. Rama bën mirë të dëgjojë edhe shqetësimet e Melonit, shqetësimet e ngritura nga Gjermania dhe PE. Janë aktorë me peshë që e kanë kritikuar jo pak herë qeverinë. Qeveria ende s’ka reflektuar por vazhdon me axhenda që mund të jenë çdo gjë tjetër, përveç evropiane.

Lidhur me protestën e thirrur nga Berisha në 6 dhjetor dhe qëndrimet e Brukselit, Zhulali u shpreh:

Kush është i shqetësuar për protestën e 6 dhjetorit? Pamë një deklaratë e delegacionit të BE që s’ishte e shqetësuar nga protesta. Përkundrazi tha se është një e drejtë. I vetmi i shqetësuar është kryeministri shqiptar. Ai ka vendosur një pushtet të pakufizuar që s’e njeh llogaridhënien as nëpërmjet votës, as ligjit. E shqetëson axhenda e protestës. Axhenda e protestës dhe Samitit janë në plotësisht në përputhje me njëra-tjetrën. Samiti do theksojë të njëjtat gjëra si opozita. Axhenda e integrimit në BE përfshin bashkëpunimin e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë të barabartë, kjo është e përputhshme me Procesin e Berlinit, jo Ballkanin e Hapur. Sanksionet ndaj Rusisë janë të panegociueshme dhe Serbia duhet t’i zbatojë nëse do integrimin. Emigracioni përbën një problem për BE-në, ky është i njëjti shqetësim i opozitës shqiptare. Europa është për demokracinë. Kur flasim për demokracinë, flasim për të drejtën për të bërë oponencë në një vend.

Opozita s’i nënshtrohet qeverisë, por ka të drejtë të japë alternativën e saj. Rama po përpiqet të asgjësojë opozitën shqiptare, kjo s’është e panjohur për BE-në, BE-ja e di që kjo po ndodh në Shqipëri. Bashkë s’janë vetëm krerët e opozitës, por i gjithë populli opozitar i është bashkuar kësaj beteje dhe do ta demonstrojë me pjesëmarrjen në 6 dhjetor.  Është ftesë e hapur për këdo, për të gjithë kampin opozitar, për çdo qytetar, përfshirë ata socialiste dhe pa bindje politike. Kjo është një thirrje miqësore ndaj BE për të dëgjuar atë që ka për të thënë populli opozitar. Të gjitha qëndrimet anti-europiane që ka mbajtur kjo qeveri s’mund të vishen me flamurin shqiptar, sepse nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Kjo nuk e zbeh koalicionin dhe nuk krijon ngërçe, i vetmi i shqetësuar mbetet kryeministri Rama. Do të vazhdojmë ta shqetësojmë sa herë që bën gabim dhe i shmanget llogaridhënies”.

Zjarr Tv Ad