Sulmi i paligjshëm ndaj Prestige Resort, Salianji reagon ashpër: Tentativë e Ramës për t’i mbyllur gojën medias, jemi në kushtet e një regjimi ku kryeministri Shqipërinë do ta shqyejë me…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me sulmin e paligjshëm të qeverisë ndaj Prestige Resort në Golem.

Salianji tha se kjo është një tentativë e Ramës për t’i mbyllur gojën medias, sepse sipas tij, atij i intereson që Shqipëria të ndahet mes 3-4 personave.

Ai shtoi se më herët ka qenë vetë kryeministri dhe ministrat e tij që e kanë promovuar këtë resort.

Për Salianjin, mediat e kontrolluara nga “Hysenbelliu Grup” janë tejet të besueshme dhe sipas tij mosndryshimi i linjës editoriale pas sulmit të parë e vërteton këtë.

“Është e qartë që nëse do të ishte një hakmarrje personale, kryeministri do të dilte të zihej me grushta me ata që kishte inat. Këtu bëhet fjalë për gjendjen e Shqipërisë që është keq e më keq. Mediat e pasqyrojnë këtë dhe kjo e shqetëson qeverinë. Nuk ka shqiptar që nuk e kupton që jemi në kushtet e një regjimi, ku çdo burim vendoset në shërbim të qeverisë. Është një sulm që kalon çdo imagjinatë në një sistem demokratik. Jemi në një regjim hibrid, kryeministri vepron pa asnjë shkresë. Vendimet merren me urdhër nga lartë. Pashë po ashtu një shkresë të qeverisë që në vitin 2016 thotë se ky objekt është me leje ndërtimi. Nuk mund të ketë dy standarte. Nuk ka qytetarë që nuk e ka parë fushatën si nga mediat ashtu edhe nga opozita për ndërtimet pa leje në Tiranë. Pse nuk e ka fuqinë qeveria që të prishë objektet pa leje dhe e gjen fuqinë për të prishur një objekt me leje. Kryeministri dhe ministrat e promovonin më herët si një nga perlat e turizmit shqiptar. E kemi parë nga historia se si përfundojnë njerëz që hyjnë në inate personale. Është një pamje e shëmtuar që shikojmë këtu, kryejnë përplasje me qytetarët dhe nuk i lejojnë të kalojnë, thua ti se po kryhet një operacion për kapjen e tonelatave me drogë. Do të mbajnë përgjegjësi si kryeministri, ashtu edhe drejtuesit që janë më poshtë. E keni parë sesi i shet kryeministri ata që firmosin për të. Duhet ritheksuar se gjithçka është bërë për interesa personale të qeverisë. Edi Rama po i amniston ndërtimet e paligjshme të bëra mes Tiranës. Është kjo arsye që shteti vjel të ardhurat e qytetarëve për të vendosur gjobë. Për këtë luftohet. Fjala e Ramës është ligj në këtë vend. E vetmja forcë është forca e protestës apo e reagimit. Edi Ramës i intereson vetëm ta mjelë Shqipërinë dhe ta kthejë në pronë të 3-4 personave. Ramës i interesojnë aq shumë mediat, saqë do t’i mbylli gojën. Nuk ka gjë Rama me hotelin, se këtu ka qenë Rama dhe miqtë e tij. Pra shqetësimi i Edi Ramës, nuk është që po bien indekset e lirive të mediave në Shqipëri vit pas viti. Rama do të ketë izolim sa më të madh dhe Shqipërinë do që ta shqyejë dhe ta ndajë në 3-4 veta. Tentativa e Edi Ramës është jo vetëm që të shkojë, por duke i mbyllur gojën mediave, kërkon që të japë përshtypjen përmes mediave që kontrollon se Shqipëria është mirë. Qeveria sillet si një banë që hyn edhe pa maska në kokë për të zaptuar një pronë të ligjshme. Ndikon edhe tek opozita, edhe tek elementët që kanë të bëjnë me protestat që pritet të vijnë. E kundërta. Vala e protestës do të jetë më e madhe në ditët në vijim. Reagimi do të jetë edhe më masiv edhe më i madh. Mosndryshimi i linjës editoriale tregon për një lloj besueshmërie të medias tuaj. Nëse do të ishte puna për tu shitur siç ndodh me shumicën e mediave në vend, do të ishte shumë e thjeshtë. Padiskutim që rezistenca që bën media juaj e bën edhe më të besueshme përballë publikut dhe fakteve që pasqyrohen”, u shpreh Salianji.

Zjarr Tv Ad