Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama e ka anuluar ditën e pushimit në 6 dhjetor për administratën në Tiranë pasi u frikësua se punonjësit e administratës mund të dilnin në shesh për të protestuar.
Në një takim me banorët e njësisë numër 1 dhe 3 në Tiranë, Berisha bëri thirrje që në 6 dhjetor të kishte pjesëmarrje masive në protestë edhe nga punonjësit e administratës.
“E anuloi ditën e pushimit për administratën sepse u tmerrua se administrata mund të vinte tek ne.
Kur e kuptoi se e gjithë administrata do të derdhej në shesh, e anuloi.
Të dalim dhe atë sukses të pamerituar që ai ishte përgatit t’ua tundte shqiptarëve në mënyrë të neveritshme t’ja shndërrojmë në kallm, ta demaskojmë, ta diskreditojmë, t’i themi të vërtetën para 1000 gazetarëve që do jenë në Tiranë atë ditë”- u shpreh Berisha.