Ambasada e SHBA paralajmërim për ditën që mbahet Samiti i BE dhe protesta e Berishës: Kujdes në 6 dhjetor!

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje shtetasve amerikane që jetojnë në Shqipëri që të shmangin tubimin e së martës që pritet të zhvillohet në Tiranë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada thekson se situata në protestë mund të ndryshojë shprejt dhe në mënyrë të paparashikueshme.

Ambasada Amerikane: Për shkak të masave të marra në mbështetje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të martën, pritet mbyllje e rrugëve dhe devijime të trafikut përgjatë gjithë ditës në qendër të kryeqytetit dhe në Unazë. Ambasada është në dijeni se mund të ketë një tubim në qendër të Tiranës. Protestat kanë potencialin të përhapen dhe në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje shtesë të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin grumbullimet e mëdha. Edhe pse shumë evente masive zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Të martën pritet të zhvillohet në Tiranë, samiti i BE-Ballkani Perëndimor, ndërkohë opozita ka paralajmëruar për një protestë. Për këtë protestë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha sot gjatë një konference për mediat se siguria e liderëve perëndimorë është mbi dëshirën për protestë. Ai vuri theksin tek zona e kuqe, pra perimeri i sigurisë nuk do të lejohen qytetetarët. Por kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta do bëhet brenda Bulevardit.

Zjarr Tv Ad