Gazetari Bledian Koka dënon dhunën e kryeministrit Edi Rama ndaj medias.
Koka tha se pas News24, kryeministri po përgatitet për të goditur një tjetër media kombëtare, që kohët e fundit ka qenë kritike ndaj qeverisë së tij.
Bledian Koka: Tre muaj më parë News24 bëri një kronikë ku denoncoi largimin e turistëve të llahtarisur nga Golemi, por në të njëjtin edicion kishte edhe një kronikë tjetër ku thoshte se Tirana po gëlonte nga turistët, që është Tirana e Erion Veliajt.
Televizioni në fjalë është futur mes një lufte. Lufta vazhdon. Atë që i ndodhi sot News24 unë mendoj që do t’i ndodhë shumë shpejt një tjetër media kombëtare, por që është bërë po aq opozitare sa Syri. Top Chhannel kohët e fundit ka qenë kritike me qeverine duke devijuar nga propapanda që bënte për qeverinë Rama.
Ata që e ndjekin median rregullisht e kuptojnë se për këtë e kanë fjalën. Unë e shoh si betejë brenda llojit. Raporti mes medias dhe politikës nuk ndodh vetëm në Shqipëri.
Rama po jep mesazhin e tij, sigurisht është dëm për median, por është edhe për brenda llojit për ata që u shkon mendja se mund të dalin nga rreshtat.