BBC jep alarmin: Zhduken 39 fëmijë shqiptarë në Britani

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rrjeti britanik BBC jep alarmin për zhdukjen e 39 fëmijëve emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Bëhet fjalë për afro 20% të fëmijëve shqiptarë emigrantë, të mbërritur të pashoqëruar nga Shqipëria, të cilët rezultojnë të zhdukur gjatë këtij viti.

Ecpat UK, e cila bën fushatë për të mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi, tha se shifrat ishin shumë shqetësuese dhe se prej fëmijëve nën moshën 18 vjeç, nuk ka asnjë gjurmë që nga momenti i regjistrimit të tyre në zyrat e emigracionit.

Këshilli i Qarkut Kent, deklaroi se 197 fëmijë shqiptarë janë përpunuar në njësinë e pranimit në Kent të Ministrisë së Brendshme dhe iu nënshtruan kujdesit nga 1 janari deri më 31 tetor.

Në vijim deklaron se është shumë e vështirë të parandalosh që disa fëmijë të zhduken, teksa shton se po përpiqet që të zbulojë nëse këta fëmijë mund të jenë duke u shfrytëzuar.

Më shumë se 12 mijë emigrantë nga Shqipëria kanë arritur në Mbretërinë e Bashkuar me anije deri më tani gjatë këtij viti, një rritje prej gati 4000% krahasuar me vitin 2021.

Çështja është theksuar nga ministri i Emigracionit Robert Jenrick, i cili tha se në disa varka të vogla 80% e atyre që ishin në bord ishin nga Shqipëria.

Laura Duran, drejtuese e politikave, avokimit dhe kërkimit për Ecpat UK tha se ky ishte një numër “vërtet i lartë” i fëmijëve të zhdukur.

Ne jemi shumë të shqetësuar se fëmijët janë në rrezik të shfrytëzimit ose janë trafikuar. Ata mund të përballen me shfrytëzim në punë, në industri të ndryshme si ndërtim ose lavazhe. Mund të shfrytëzohen kriminalisht në shpërndarjen e drogës ose në fermat e kanabisit, ose mund të shfrytëzohen seksualisht.

Në një deklaratë, Këshilli i Qarkut Kent tha se është përballur me një rritje të konsiderueshme të numrit të fëmijëve shqiptarë të pashoqëruar të referuar në shërbimet e tij.

Këshilli i Qarkut Kent ka përdorur të dy protokollet mbrojtëse të vendosura, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit, dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë.

Këshilli vazhdon të marrë një rol proaktiv në mbrojtjen e të gjithë fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në kujdesin e tij.

Zjarr Tv Ad