Nga Genci Gjokutaj
Dallëndyshet, Perëndia gjithmonë i dërgon që të paralajmerojnë pranverat! Por ja që sivjet një dallendyshe na genjeu dhe fluturoi mbi kokat tona në prag dimri! Të jetë çmendur vallë kjo dallëndyshe mendova? Apo djalli për të sfiduar Perëndinë e ka urdhëruar që të fluturojë atëhere kur nuk duhet me qëllim të keq? Sigurisht që dallendyshja në të dyja rastet do të përgjigjet për prishjen e ligjshmerisë natyrore! E sigurisht në bankën e të akuzuarve para Perëndisë do të “pendohet”
Dhe do të na rrëfejë se prej urdherit të djallit bëri gjithë atë mënxyre! Më shumë frikë pata djallin se Perëndinë do të thotë dallëndyshja! Se Perëndia të gjykon pastaj të dënon ndërsa djalli të dënon dhe gjyqin ta bën me pas do të thotë ajo! Po ju nuk e njihni mirë atë djall!!!
Ne gjyq do te jete edhe viktima e djallit dhe të derguares së tij ne ate pragdimer dallendyshes! Thuhet se ai nuk do të flasë gjatë! Siç parashikoj ai rrefenjën e tij do ta thotë në poezi me vargjet e Gentit mikut tim! Dhe ja se si:
Para se te me vrisnin
Fol ata me thanë
Por une s’kisha ç’thoja
Dhe ata me ”vrane”!
“Vrasesit” pra djalli dhe dallendyshja thuhet se në shkalle te parë do të dënohen ashpër! Për Apelin akoma nuk parashikohet gje!
Tek Zoti në duhet te besojmë! G