Primaret në PD, Topalli: Nuk e kam parë në asnjë vend tjetër përveçse në SHBA

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Koordinatorja e Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës Jozefina Topalli ka ndjekur nga afër procesin e primareve për zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Topalli deklaroi se është e frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë e cila është parë vetëm në SHBA në një proces të tillë primaresh.

“Jam e frymëzuar nga një pjesëmarrje kaq e lartë. Natyrisht defekte ka dhe ka për të pasur gjithmonë por mua më çudit dhe më gëzon shumë fakti që ka një pjesëmarrje të tillë. Nuk e kam parë në asnjë vend tjetër përveçse në SHBA. Është për herë të parë që aplikohet një procedurë e tillë. Është kurajo e madhe të marrësh një vendim të tillë për primare. Ky është ushtrimi më i bukur demokratik me një pjesëmarrje të paimagjinueshme”, deklaroi Topalli.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

Zjarr Tv Ad