Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Panoramasport.al/ Uilliam Saliba ka folur në kuadër të përballjes me Poloninë të dielën (16:00) në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës. Qendërmbrojtësi i “Bluve” dhe Arsenalit shprehu qetësinë e grupit përpara se të sfidonte Robert Levandovskin dhe shokët e tij.
“Kam ardhur si rezervë dhe e di rolin tim. Askujt nuk i pëlqen stoli, por nuk duhet harruar se është Botërori im i parë. Jam 21 vjeç, jam i ri dhe kam ende kohë.
Të gjithë të rinjtë duan të luajnë, por unë nuk jam i zhgënjyer.
Në fakt jam shumë krenar që jam pjesë e këtij grupi. Të gjithë ndihemi të përfshirë, madje edhe ata që luajnë pak e pak. Duhet të jemi gati. Jemi një familje e pavarësisht nëse luajmë apo jo, të gjithë duam të fitojmë”, deklaroi Saliba.
PANORAMASPORT.AL