Kandidati i përjashtuar i Kurbinit hedh akuza të forta për procesin e Primareve…

0
329
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Alfred Daçi ishte një nga kandidatët e PD-së për Primaret në Kurbin, por që u përjashtua nga kjo garë mbas incidentit që ndodhi në një mbledhje të kryesisë së asaj dege.

Komisioni i Organizimit të Zgjedhjeve në selinë qendrore e ka përjashtuar me arsyetimin “Ka cënuar integritetin e procesit…”

Pikërisht për këtë vendim ka reaguar në rrjetet sociale Daçi, i cili shkruan se: Nuk më mbetet veçse të them “ Zot fali se nuk dinë çfarë bëjnë “
Unë nuk humbas kurrë, ose mësoj ose fitoj !

Ja postimi i plotë i tij: Skualifikim nga gara…!!!
1945 – 2022 Historia perseritet …
Vitet ecin por kriza aktuale nxjerr ne pah paaftesine dhe papjekurine e institucioneve tona “Demokratike”

Ne cdo negociate , njeriu qe punon ndershem eshte i destinuar te perballoje pjesen me te erret , ndersa keqberja dhe mosbesimi ne fund shenojne PIKE . Kush ushtron dinakerine per te mire apo per te keq , ne fakt fsheh mungesen e aftesive per te arritur qellimet e tij duke mos respektuar te tjeret .


Ju mbetem mirënjohes te gjitheve atyre qe besuan tek une dhe vlerat e mia , qe besuan tek Demokracia e vertete . Besoj bindshem qe nje dite Demokracia do triumfoje por jo me dinakerine qe karakterizon nje pjese te madhe te atyre qe mendojne se jane Demokrate te vertete .

Demokratet e vertete e duan vendin e tyre dhe nuk me mbetet vecse te them “ Zot fali se nuk dine cfare bejne “
Une nuk humbas kurre, ose mesoj ose fitoj !

Zjarr Tv Ad