S’e gjeti emrin në listë, Merkoçi:Nëse unë marr bashkinë rrëzohet edhe Rama

0
167
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati për Primaret e Partissë Demokratike për Fatmir Merkoçi nuk e gjeti emrin e tij në listë e PD-së. Sipas tij është bërë edhe me qëllim nga njerëz që i quan të “paguar nga Soros”.

Nëse unë marr bashkinë rrëzohet edhe Rama. Ka element të Sorosit brenda partisë, financohen nga Soro, komunizmin e kam luftuar me gjënë time, nuk kam asnjë financim përveç atyre të miat. Ngre kauza që janë bërë kauza për të gjithë shqiptarët, nëse demokratët do të më votojnë e kanë të sigurt fitoren në Bashkinë e Tiranës”, tha Merkoçi.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

Në 7 bashki ka vetëm nga 1 kandidat, pa mundësi zgjedhje për votuesit, ndërsa nuk ka zgjedhje në 4 të tjera: Pustec, Himarë, Finiq e Dropull.

Zjarr Tv Ad