Pas shembjes së hotelit “Prestige”, ka reaguar në median e tij News24, Irfan Hysenbelliu, i cili përveçse e quajti atë që ka ndodhur, një goditje selektive ndaj biznesit të tij.
Ai foli edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka patur dikur, me eksponentë të ndryshëm të qeverisë dhe PS-së, përfshirë edhe me kryeministrin Rama.
Më pas, Hysenbelliu bëri disa deklarata të habitshme. Ai tha se Edi Rama është shumë i zgjuar, madje deklaroi se ka “zgjuarsi të lindur”.
Hysenbelliu i kërkoi falje Taulant Ballës, pasi mediat e tij publikuan informacione dhe fotografi nga qëndrimi i tij “si pasha” në resortin “Prestige”.
Pronari i News24, deklaroi gjithashtu se ai ka qenë në dijeni të ndërtimeve pa leje nga biznesmenë të ndryshëm, por ka urdhëruar mediat e tij që të mos i publikojnë, për të mos dëmtuar investitorët e tjerë.