Hysaj tregon fjalët që tha Berisha menjëherë pasi u sulmua:“Alibeajt nuk i falet…

0
116
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jola Hysaj, anëtare e Këshillit Kombëtar në Partinë Demokratike deklaroi në studion e emisionit “Stay Tuned” se ka qenë vetë ish-kryeministri Berisha që e ka marrë në telefon dhe e ka nxitur të marrë pjesë në garën për t’u bërë sekretare me marrëdhëniet me publikun në këtë parti.

Duke folur për punën e saj, Hysaj tha se situata bëhet më e vështirë kur familja dhe angazhimet e tjera kërkojnë kohën e vet, por theksoi se e gjithë kjo e ka ndihmuar të rritet nga ana njerëzore dhe politike.

Është të ecësh hap pas hapi, t’i ngjitësh shkallët një nga një, është një nga rritjet më të mëdha që mund të arrijë një individ, ndihem me fat që anëtarët e Këshillit Kombëtar më besuan këtë detyrë. Është sa e bukur dhe e vështirë. Në përditshmërinë tënde nuk je më Jola, anëtare e Këshillit Kombëtar, por kam përgjegjësinë për të mbështetur qytetarët që vijnë pranë zyrave tona. Nuk e prisja të merrja propozimin për të qenë sekretare me marrëdhënien me publikun, ishte e premte mora një telefonatë nga Berisha që më propozoi të garoja, e mora me entuziazëm. Kisha dhe pjesën e skepticizmin, por thashë pse jo. Gara në Shqipëri nuk ndodh shpesh, është adrenalinë më vete. Jam mirëpritur nga anëtarët e Këshillit Kombëtar.

Unë mundohem të jem pozitive dhe mos të dëgjoj fjalë të këqija, por deri tani kam pasur mbështetjen maksimale. Është e vështirë për një vajzë të re, grua të re në karrierë e duke qenë nënë, grua, pedagoge e bën më të vështirë situatën, por nga ana tjetër rritesh nga ana politike dhe njerëzore. Disa realitete që nuk arrija t’i prekja kam fatin t’i prek e të jem afër qytetarëve. Ndonjëherë empatia e kalon pjesën normale tek unë. Stafi i brendshëm më ka pritur mirë, shoh gjithmonë pjesën pozitive, jam për të punuar në grup. Unë jam rritur pranë PD, thelbi është të kontribuoj sa më shumë në parti.

E ndalur tek protesta e 6 dhjetorit, Hysaj tha se ajo ishte 1.5 metra pas Berishës kur ai u sulmua dhe shtoi se fjalët e para që ai tha ishte që protestuesit dhe forcat e sigurisë të ndalnin kundërsulmin drejt agresorit.

Kam qenë 1.5 metra pas Berishës, ishim në ecje me Floriana Garon dhe u shokuam në atë moment, më është dashur kohë të marr veten. U dhanë dy mesazhe, ai i agresorit, dhe ai që dha Berisha.  Nuk kishte arsye pse të ndodhte diçka e tillë, ishim të prirur për një protestë paqësore. Mesazhi që Berisha dha duke vazhduar para dhe duke dalë në podium është frymëzim i jashtëzakonshëm për ne. Fjalët e para nuk kishin të bënim me të, por me agresorin. Ai tha ndaluni, mos i bini më atij mjerani, pasi goditjet ishin të njëpasnjëshme nuk ishin vetëm nga forcat e sigurisë, por dhe nga qytetarët. Patëm frikë nga reagimi i turmës, pasi nuk mund ta menaxhosh turmën pasi irritohet, por Berisha e ktheu vëmendjen tek ajo për të cilën ishte mbledhur, për t’i treguar të vërtetat e mëdha Evropës.

Është qesharak fakti se në atë moment dhe atë ditë, ishin 16 nivele të sigurisë kombëtare. Masa duhet të ishte absolute. Frika më e madhe e qytetarëve është ajo që i ndodhi Berishës mund t’i ndodhë çdo kujt. Rama për ne politikisht është personi i parë që mban përgjegjësi direkte për atë që ndodhi. Kjo gjë mund t’i ndodhte kujdo që ishte pjesëmarrës në Samit.

Më ka kapur veshi vetëm 85 milionë euro nga 500 milionë euro, kur Rama duhen të kërkonte më shumë prioritet dhe fasilitet që ne jemi ende këtu. Rama u mburr për Erasmus, kur kjo ka vite që është, kjo nuk është risi e shqiptarëve. Rama e qan propagandën, por ajo që vura re, është që ky Samit u sfumua dhe tha shumë pak për Shqipërinë. Nuk ka asnjë projekt konkret, Ne jemi një Shqipëri e vjedhur dhe jo e varfër. Nuk besoj që shqiptarët janë në gjendje t’i besojnë propagandës.

Duke vijuar më tej, Hysaj tha se Rama aktualisht është i “madhërishmi sulltan” pasi ka kapur të gjitha llojet e pushtetit, por që fundi i tij nuk do të jetë i mirë.

Sipas Hysajt është e pafalshme që Alibeaj ka zgjedhur qëndrimin që ka marrë aktualisht në stadin që ndodhet sot vendi.

Rama është i madhërishmi sulltan, ka kapur gjithë llojet e pushtetit, po tenton të zgjedhë se kush është opozita. Opozita nuk do ia lërë Ramës këtë gjë, nuk është pronë e Ramës, dhe do jenë shqiptarët që do zgjedhin nga kush duan të përfaqësohen. Ka shumë liderë që kanë qenë në të njëjtin pozicion që është Rama, por dihet fundi i tyre, dhe fundi i tij s’do jetë pozitiv.

Alibeaj bëri një tentativë që nuk ishte as tamam bashkëpunim me PD, por kjo parti nuk është parti interesash. Anëtarët dhe simpatizantët vijnë nga shtresa të përndjekurish. Nuk i falet Alibeajt që në këtë stad që është Shqipëria të marrë këtë pozicion. Nevoja që kanë shqiptarët sot janë të gjithë bashkë. Nuk mendoj se kjo do të ndikojë negativisht  në garën e Këlliçit, por as Alibeaj nuk do të fitojë diçka.

Zjarr Tv Ad