Edmond Panariti: Mosfinancimi i kullimit, është financimi i përmbytjeve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish ministri i bujqësisë, Edmond Panariti ka reaguar pas përmbytjeve masive të tokave bujqësore në vend nga shirat e fundit. Panariti ka akuzuar qeverinë e cila nuk ka investuar dhe financuar kullimin e tokave.

Sipas tij lekët e buxhetit shkojnë për inceneratorët inekzistent dhe jo për mirëmbajtjen e kanaleve kulluese.

Postimi i Panaritit:

Mos financimi i kullimit, është financimi i përmbytjeve!

Nëse bordit të kullimit të Veriut, Shkodër, Kukës Lezhë, i jepen aq para në vit aq sa paguhen për inceneratorin inekzistent të Tiranës në ditë, atëhere e ke të sigurtë që do të përmbytesh edhe nga një kovë me ujë.

Zjarr Tv Ad