Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, i cili pak ditë më parë u shpall dhe fituesi i Primareve për Tiranën, Belind Këlliçi, ka uruar sot demokratët në kuadër të 32-vjetorit të PD-së.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai shprehet se Partia Demokratike është e të gjithëve dhe nuk ka ndasi, e për këtë arsye duhet kaluar çdo mëri dhe zemërim.
Kjo ditë sipas Këlliçit është një ditë feste për të gjithë.
Statusi i plotë:
Ditëlindjet festohen në familje dhe aty nuk ka të tepërt. Të tejkalojmë mëritë dhe zemërimin. Të gjejmë gjuhën e pajtimit me çdo demokrat.
Festojmë si familje!
Jemi të gjithë demokratë.