Mbytja e gomones në Kanalin Anglez, PD: Lutemi për shpëtimin e emigrantëve. Rinia shqiptare përballet çdo ditë me fatkeqësi të tilla

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha ka reaguar për incidentin e rëndë në ujërat e kanalit anglez ku një gomone me emigrantë u mbyt këtë të mërkurë.

Indrit Hoxha, sekretari për Diasporën në PD ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Britani, ku një gomone me emigrantë është mbytur. Hoxha shprehet se shqiptarët përballen çdo ditë me kushte të vështira jetese dhe kjo i ka bërë ato të marrin rrugët e emigrimit. Më tej ai thekson se lutet për emigrantë që ishin në gomonen e mbytur.

Duke iu referuar numrin të shumtë të shqiptarëve që zgjedhin të largohen në këtë mënyrë nga Shqipëria drejt Anglisë, Hoxha shkruan: “Nje lutje per shpetimin e emigranteve qe ishin ne gomonen qe u mbyt ne kalimin mes Frances drejt ishullit Britanik! Kjo eshte nje fatkeqesi me te cilen rinia shqiptare po perballet cdo dite!”

Zjarr Tv Ad