Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar një rast, ku prindërve të shkollave, u kërkohen para për të bërë rikonstruksionin e shkollës.
Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka paraqitur disa foto, ku tregon mesazhet që u dërgohen prindërve të nxënësve në grupet e ‘WhatsApp”, ku u kërkohen para për të bërë rregullimin e grilave të shkollës e të tjera.
Statusi i plotë:
Qytetarët paguajnë dy herë. Vidhen dy herë.
Shikoni ç’bëjnë!
U kërkojnë para prindërve për një shkollë të rikonstruktuar me taksën e arsimit.
Shkollës së rikonstruktuar i duhen dritare, grila, tabela dhe një lyerje.
Lexoni mesazhet!