Pastori Akil Pano ka reaguar ashpër ndaj dhunës së transmetuar në një emision televiziv në “Top Channel”.
Një ditë më parë janë transmetuar pamje nga ky kanal televiziv, ku gjatë emisionit “Përputhen”, një vajzë qëllon një tjetër me shuplakë, ndërkohë ulërimat dhe britmat dëgjohen në të gjithë studion.
“Skandal!!! Degradim total dhe keqprezantim i vajzës, gruas, motrës, dhe çdo modeli sjelljeje.
Dhunë verbale e fizike në emisionin ‘Përputhen’.
Në këtë program, përpara disa vitesh kam qenë
opinionist në prime time dhe brenda programit jam përpjekur të flas qartë për këto modele tè shëmtuara sjelljeje.
Ky Program televiziv po pasqyron modele të papërshtatshme, ku ‘fama’ e premtuar është shndërruar në qëllim dhe antivlerat prezantojnë njeriun siç njeriu nuk duhet te jetë. Për këtë mendoj se ky emision duhet të nderpritet”, ka reaguar Pano në rrjete sociale.