Në emisionin “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ilir Demalia u shpreh se nuk ka besim te SPAK-u sepse edhe ai është i kapur.
Ai theksoi se problem janë kokat e politikës të cilët duhet të largohen dhe të ndëshkohen që të bëhen si një precedent për të ardhmen.
Demalia: Rama ka vepruar njëlloj edhe me Tahirin, dihet se Rama të lëshon. Edhe Rama edhe Berisha thotë se duhet një fakt. Fakti është aty. Unë nuk kam besim as tek SPAK-u sepse janë vetë të korruptuar dhe ajo që u bë me Vettingun që ikin 80% e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Nuk më duhet fare çfarë thotë Rama dhe nëse arrestohet Ahmetaj. Problemi janë kokat. Kjo klasë politike, jo vetëm duhet të largohen, por edhe duhet të ndëshkohen që të bëhet precedent që ta pyesin mirë veten në të ardhmen sepse është shkatërruar çdo gjë.