Nuk është “prift”, kërkon të destabilizojë harmoninë fetare

0
345
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është vetshpallur “prift” ortodoks, por të shumta kanë qenë reagimet në rrjete sociale dhe media nga persona përfaqêsues të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, që e njohin dhe thonë se Kisha nuk e njeh si prift dhe se nuk ka formimin e duhur teologjik për t’u quajtur i tillë.

Po flasim për “At” Nikolla Xhufka, i cili ka tërhequr vemendjen me deklaratat e tij nēpër televizione apo portale të cilat synojnë drejtëpërdrejtë prishjen e harmonisë fetare, një karakteristikë të cilën vendi ynë e ka dhe se është punuar me sakrifica nga perfaqësues të besimeve fetare në vend që kjo të arrihet, pra që besimtarët e feve të ndryshme të respektojnë njëri-tjetrin.

Këtë e vërtetuar edhe Juristja, gazetarja, Ambasadorja e Paqes Enxhi Drapi, ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook duke e quajtur një persob pa integritet moral, etik dhe profesional.

Postimi i plotë gazetares:

Më vijnë ndër mend dy shprehje:

1. Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi

2. Fali Zot, se s’dinë çfarë bëjnë.

Nikolla Xhufka, i vetëquajturi “AT”, një person pa integritet moral, etik, profesional, për rrjedhojë as fetar, sepse feja është predikuese e moralit dhe drejtësisë; iluzionohet se mund të prekë figurën time me aludime të pabaza, të cilat nuk i shkojnë askujt, për më tepër një prifti, hoxhe apo përfaqësuesi fetar.

I bëj thirrje autoriteteve kompetente të reagojnë sepse persona të tillë, nuk kanë tjetër funksion tjetër përveçse përhapin panik, imoralitet dhe papjekuri. Duhet të ketë një rregullore apo protokoll që duhet të ndiqet. Mbase personat 20 vjeçarë nuk janë të pjekur, nuk njohin ende veten siç duhet, jo më të marrin pozicionet e prijësve fetarë.

Nuk është e nevojshme të shpjegohem se kush jam sepse puna ime flet fare mirë për atë çfarë unë jam dhe bëj. Rasti të cilit po i referohem, u rrënjos mbrëmë në darkë me telefonatat e orëve të mbrëmjes të Xhufka, gjë e cila ndodhte për të disatën herë në mbrëmje dhe kurrë gjatë paradites, drekës apo atë çfarë quhet orar zyrtar. Unë kam një rregull që e zbatoj gjithmonë…pas orës 17:30 pranoj telefonata vetëm nga persona me të cilët më lidh puna apo kemi lënë për të biseduar diçka.

Xhukfa ka guximin, edhe pse telefonon në orare jashtë normës, të më thotë “Turp oj bijë që nuk ma hap telefonin”. Unë bija tij?! Komplet qesharake dhe e dhimbshme. Për çfarë të kem turp?! Se nuk e hap telefonin në orën 9 të darkës?! Se refuzoj të flas me priftin mbrëmjeve apo të kem turp se ndryshe nga shumica e të rinjve që janë larguar nga Shqipëria, unë po vazhdoj të punoj nga mëngjesi deri në darkë dhe jap kontributin tim për Atdheun?!

Ka guximin edhe të më ofendojë! Mjerë ku ka arritur kjo shoqëri! Persona imoralë që duan të përfitojnë edhe aty ku nuk kanë shkak. I vetëquajturi At, kur e kisha në emision, nuk mundi të më përgjigjegj asnjë pyetje të mirëfilltë me atë çfarë pretendohet të përfaqësojë, të më përgjigjet përse Jezusin e quajnë një herë Biri i Zotit dhe një herë Zot, sigurisht që nuk mund t’i përgjigjej dhe u justifikua se nuk do të hyjë në Teoligji. Po ku e di ai çfarë është Teologjia?!

Nuk është gjë tjetër përveçse një person, i cili kërkon të destabilizojë paqen tonë fetare dhe kërkon të fitojë vëmëndjen e mediave për t’u bërë viral dhe i njohur! O shoqëria e memeve! Jeta nuk është meme! Boll u shitët për hiçgjë në “Rrjetet diarre”! Refuzoj ta vijoj në rrugë ligjore këtë rast sepse mundohem ta mirëkuptoj papjekurinë e personit në fjalë për shkak të moshës.

Ndjesë nëse u zgjata, por nuk jemi në kohë primitive apo në kohë kur nuk kemi mundësi zgjedhje. Nuk ka kuptim që persona pa integtitet të jenë përfaqësues të grupeve.

Qofshi nën mbrojtjen dhe bekimin e Zotit. Ju përshëndes të gjithëve!

Enxhi Drapi

Zjarr Tv Ad