“T’ju jepnim pilulën e …”/ Befason piktori i njohur shqiptar me deklaratën e fundit dhe tregon arsyen: Do zhvishja politikanët shqiptarë!

0
91
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

2500 njerëz nudo mbushën plazhin Bondi, një nga monumentet më ikonike të Australisë pak ditë më parë, si një gjest simbolik për instalacionin më të fundit artistik të Spencer Tunick.

Sesioni fotografik ishte për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës, me turmën që përfaqësonin numrin e australianëve që vdesin nga sëmundja çdo vit.

Piktori Helidon Haliti tha në emisionin Good Morning Albanians se kur bëhet fjalë për kauza të mëdha, nuditeti nuk lidhet me erotizmin, pasi protagoniste është kauza.

I pyetur nëse mund të bëhej një instalacion i ngjashëm edhe në Shqipëri, Haliti u përgjigj se një ide e mirë do të ishte të zhvisheshin të gjithë politikanët shqiptarë.

“Mund të zhvishnim gjithë politikanët shqiptarë, ose mund t’i bashkonin të gjithë bashkë dhe t’iu jepnin pilulën e thënies së të vërtetës, kjo do të ishte vërtetë interesante”, tha Haliti, ndërsa shtoi se është shumë e vështirë të bësh një instalacion në Shqipëri.

Zjarr Tv Ad