Enton Abilekaj: Ndërkombëtarët e bënë Ramën mbret të reformës në drejtësi, sot kërkojnë prokuror që nuk i shërben Ramës!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozaurit”, ka renditur të gjitha momentet kyçe që ndihmuan Edi Ramën të kapë drejtësinë që në nisje të reformës në drejtësi.

Abilekaj deklaroi se ndërkombëtarët, në mënyrë që reforma të mos ngecte, ia pranuan Ramës ndërhyrjet dhe i bekuan ndryshimet e njëanshme që bëri mazhoranca, ndaj sot duket e habitshme që ata kërkojnë që kreu i SPAK të mos jetë një prokuror i bindur i Ramës, pasi i gjithë sistemi është i kapur pikërisht nga Rama dhe mazhoranca.

“Kemi folur shumë për reformën në drejtësi. Në 2016 pati një marrëveshje të parë, që ndryshimet kushtetuese do të shoqëroheshin me shtatë ligje dhe do të korrigjonin disa gjëra që kishte kërkuar opozitës. Në 30 gusht, votimi i shtatë ligjeve u bë nga mazhoranca. Këto e vinin të gjtihë drejtësinë në duart e Ramës.

Në 2017, u largua Llala dhe u emërua Arta Marku me 69 vota me bekimin e ambasadorit Lu. Kur opozita ishte në çadër, u miratua KPK dhe KPA, dy organet e vetingut, të cilat në bazë të paketës kushtetuese nuk mund të kalonin pa opozitën. I kaluan me bekimin e SHBA dhe BE. Pastaj kaluan anëtarët e KLP me një procedurë shorti skandal. Ndërkombëtarët e përshendëtën. Të gjitha këto vijojnë me zgjatjen e mandatit të KPK dhe KPA që iu imponua Bashës.

Të gjithë këto ishin masa që e bënë Ramën mbret në reformën në drejtësi. Ai tani kontrollon të gjithë institucionet e drejtësisë. Ndërkombëtarët i përshëndetën të gjitha.

Sot, ambasada amerikane kërkon, që mes njerëzve që ka zgjedhur Rama, të zgjidhet një njeri që nuk i shërben Ramës!!!

Anëtarët e KLP janë njerëz të Ramës. Prokurorët e SPAK kanë lidhje me mazhorancën. Vetëm një prej tyre nuk i bindet mazhorancës. Ne presim nga kjo, që ti shpëtohet fytyra drejtësisë së re.

Po të kalonte në heshtje, zgjedhja e kryetarit të ri, askush nuk do të thoshte asgjë, sepse të gjithë e kanë pranuar faktin që kjo është drejtësi e Edi Ramës dhe ndërkombëtarët e kanë bekuar këtë.

Fakti që ambasada po ndërhyn dhe po kërkon kandidat tjetër, ngre dyshimin, cfarë po kërkojnë këta dhe pse tani?”, deklaroi Abilekaj.

Zjarr Tv Ad