Nis shorteu "Sigurohu ONLINE dhe FITO"/ Çdo muaj fitues dhe dhurata të shumta nga SIGAL UNIQA

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

SIGAL UNIQA Group Austria nuk ndalet me surprizat dhe dhuratat fantastike, me të cilat
përpiqet të shpërblejë sa më shumë klientë, në çdo periudhë të vitit.

Shorteu “SIGUROHU ONLINE DHE FITO” është risia më e fundit e kompanisë më të madhe të sigurimeve, i vlefshëm për të gjithë klientët që zgjedhin të blejnë nga celulari apo laptopi
siguracionet që u nevojiten.

Dhuratat janë të shumta dhe të ndryshme çdo muaj, ndërsa fituesit do të përzgjidhen në
mënyrë rastësore mes mijëra kuponave të blerjeve online.

Loja promocionale është e vlefshme për çdo police Sigurimi të blerë online që prej datës 15
Dhjetor 2022.

Por si mund të bëheni pjesëmarrës në këtë lojë promocionale?

Shumë thjesht! Të gjithë ata që blejnë me kartë bankare një siguracion gjatë periudhës 12
mujore në www.sigal.com.al qoftë siguracion prone, shëndeti apo automjeti, bëhen
automatikisht pjesëmarrës në lojën promocionale.

Por çfarë do të dhurojë SIGAL UNIQA çdo muaj?

Bileta për ndeshjet e Kombëtares shqiptare të Futbollit

Gjatë muajve që nuk ka ndeshje të Kombëtares, do të dhurohen:

– Check Up FALAS në një prej klinikave më të mira në Shqipëri

– TeleShëndet FALAS (Aplikacioni që ju mundëson të keni mjekun me vete 24 orë të

ditës, 7 ditë të javës)

– Sigurim Prone.

Si do lajmërohen fituesit nga SIGAL UNIQA dhe ku do të tërhiqen çmimet?

Shorteu do të hidhet çdo muaj LIVE në Facebook-un zyrtar të kompanisë. Por në rast
pamundësie për ta ndjekur atë, fituesi do të njoftohet përmes numrit të telefonit apo e-mailit të klientit.

Çmimet e fituara do të tërhiqen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të SIGAL UNIQA Group
Austria, në adresën “SIGAL Business Center”, Bulevardi Zogu I, Tiranë.

Shorteu dhe shpallja e fituesve do të zhvillohet konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në
praninë e një perfaqësuesi të Autoritetit të Mbikqyrjes së Lojrave të Fatit pranë Ministrisë së Financave dhe përfaqësuesve të Degës Rajonale të Njësisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj
Tiranë.

Bli Online Siguracionin e Shtëpisë, Biznesit, Shëndetit apo Automjetit dhe bëhu ti një prej
fituesve…

SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Për më shumë informacione:

Web: https://sigal.com.al/loja-shperblyese-sigurohu-dhe-fito/

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829

Zjarr Tv Ad