Finalizohet operacioni “January”, sekuestrohet rreth 1 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, shpallet një në kërkim.
Policia tha se me datë 25.01.2017, Seksioni për Narkotikët në bashkëpunim me Seksionin për Operacionet Sepeciale, finalizuan me sukses operacionin “January”, duke arrestuar në flagrancë shtetasit:
1. Gjergji Gjinaj, 49 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.
2. Ismail Alushi, 53 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Fallsifikim të dokumentave”.
Gjithashtu është shpallur në kërim shtetasi:
– A. K., 41 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasit e lartë përmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, te llojit Kokainë dhe Heroinë, në zona të ndryshme të Tiranës.
Lëndën narkotike e siguronin tek shtetasi Ismail Allushi.
Më konkretisht, arrestimi i këtyre shtetasve ka ndodhur si më poshtë:
Më datë 25.01.2017, rreth orës 21:00, në Rrugën “Vllaznit Huta”, është konstatuar automjeti tip Fiat “500”, me drejtues mjeti shtetasin Gjergji Gjinaj, rreth 10 metra më larg është konstatuar i parkuar automjeti tip Audi, me drejtues shtetasin A. K., i cili kontrollonte lëvizjet e personave dhe automjeteve në këtë rrugë.
Menjëherë është bërë ndërhyrja nga ana e shërbimeve dhe kapja e shtetasit Gjergji Gjinaj, por në momentin e ndërhyrjes ka arritur të largohet me shpejtësi me automjetin e tij shtetasi A. K., duke mos ju bindur thirrjeve për të ndaluar.
Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip Fiat është konstatuar një sasi me lëndë të dyshuar narkotike të llojt “Kokaine”, e cila rezultoi me peshë 978 gramë.
Nga informacionet e marra dhe nga kushtet e flagrancës, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ismail Allushi ku nga kontrolli i ushtruar është konstatuar një dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit “Heroinë”.
Gjithashtu nga kontrolli i banesës së shtetasit Gjergji Gjinaj, është gjetur një sasi prej 12.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt “Kokainë”, një peshore elektronike si dhe shuma monetare prej 6750 euro.
Në cilësinë e provës materialejanë sekuestruar:
– 990 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Kokainë.
– 0,6 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojt Heroinë.
– 1 pushkë sportive.
– 12 aparate celularë të markave të ndryshme.
– 2 automje të markave të ndryshme.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.