Aksioni, tre persona kapen me 4 kg droge prane rruges se Kombit

1
679
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Finalizohet me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “Muzgu ”

Sekuestrohen droge, armë, municion si dhe vihen 3 shtetas në pranga.

Me datë 25.01.2017 , në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen para përgjegjësisë penale të autorëve, nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , u finalizua me sukses operacioni i radhës antidrogë i koduar ” Muzgu”

Si rezultat i tij, u sekuestruan:

* 4 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis – sattiva
* 1 armë zjarri pistoletë TT
* 2 krehëra me 14 fishekë
* 4 celularë të ndryshëm

Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit :

* Frrok (Çup) Ndoj, 34 vjeç, banues në Mirditë

* Nikolin Ndoj, 38 vjeç, banues në fshatin Mirditë

* Aleksander Domgjoni, 52 vjeç, banues në Mirditë

Këta shtetas u kapën në flagrancë në fshatin Zall-Xhuxh, në afërsi të rrugës së Kombit, ku iu sekuestrua në cilësinë e proves materiale nje çantë sportive me ngjyrë të zezë dhe në brendësi të saj ndodhej një qese e mbushur me lëndë të dyshuar narkotike cannabis – sattiva me peshë 4 kg të cilën e kishin bërë gati për shitje si dhe 1 armë zjarri pistoletë TT me 2 krehëra me 14 fishekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nga nenet 283/2 dhe 278 të Kodit Penal.

Zjarr Tv Ad