Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka folur lidhur me procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe anëtarëve të këshillave bashkiake për zgjedhjet e 14 Majit.
Gjatë një takimi të zhvilluar në Patos të Fierit, ai ka nënvizuar se përfaqësimi do të ketë sa më shumë profesionistë të rinj.
“Partia Socialiste si në çdo zgjedhje hyn vetëm me një objektiv: fitoren dhe vijimin e punës në çdo bashki. Sa i përket procesit përzgjedhës të kandidatëve për kryetar bashkie ai është gjithmonë një proces i hapur për këdo, ku marrja e mendimit/vlerësimit si brenda nesh, por mbi të gjitha të zgjedhësve është themeli i këtij procesi.
Ne duam sa më shumë profesionistë të rinj të dëgjohen në këshillat bashkiakë, ne duam një shpërndarje dhe mbulim me përfaqësim të të gjithë bashkisë në kuvendin vendor, ne duam që ekspertiza më e mirë ekonomike, juridike, bujqësore, arsimore, shëndetësore etj., të përfaqësohet në këto këshilla më 14 Maj 2023.”, tha Balla./CNA.al