“Memexhinjtë, Hosteni i rilindjes”/ Gazetari: Sulmet ndaj Këlliçit për llogari të lali Erit

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Hysni Gurra ka treguar se si po sulmohet kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, për llogari të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, gazetari thotë që pas përfundimit të garës së Primareve, “memexhinjtë, hosteni i Rilindjes, nuk po kritikojnë më kryetarin e bashkisë por i janë vërsulur rivalit, të tyre, në këtë rast Belind Këlliçit. Sipas gazetarit, po përdorin metodën “enveriste” për të goditur Këlliçin, për llogari të Veliajt.

Hosten është ajo purteka e gjatë që shërben për të ngacmuar qetë në parmendë.Nëse në kohën e Enverit ishte Hosteni mjeti me të cilin regjimi gjoja “fshikullonte” veten, opozita e vetvetes, rilindja shpiku memexhinjtë.Hosteni është fshikullim i komanduar. E përbashkëta e Hostenit me memexhinjtë është imazhi- imazhi më i fortë se fjala. Qysh nga 2016-2017 e këtej u mbush rrjeti plot. Bënin sikur fshikullonin pushtetin.

Opozitë s’kishte. Jo vetëm s’kishte, po vetë opozita kishte spin-doctor memexhinjtë. Kur opozita u rikthye në detyrë, memexhinjtë mbetën si ndërmjet, duke anuar më shumë nga ish opozita (alibashëve). Po ta keni vënë re, qysh kur mbaruan primaret, memexhinjtë nuk e “kritikojnë” më kryetarin e bashkisë, i janë kthyer rivalit të tij. Po fillojnë pak nga pak metodën enveriste të sulmit për llogari të lalit- është i mirë po është bërë dhëndër n’derë të “keqe”. Ka rënë në dashuri me një të “dekllasuar”?

Po jo se vjehrri ka pas qenë nëpunës me “Zogun”, vjehrra po ashtu… p.s-Se mos na kritikon ndonjëri për krahasim banal. E di që Hosteni revolucionarizoi shtypin në Shqipëri, e di që gazetarët e Hostenit ishin mjeshtra. Po krahasimi është për thelbin dhe metodën në vetvete. Vlen krahasimi edhe për të bërë dallimin se ç’mediokër janë memexhinjtë dhe sa talente kanë qenë ata të Hostenit”, shkruan Gurra në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad