Bashkia Tiran shemb pallatin: Deputeti Belind Këlliçi sulmon ashpër Veliajn: Zdromsit i han duar lek

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për të prishur e shkatërruar, shteti zgjohet që pa gdhirë. Një batalion me qindra policë mbron paligjshmërinë e kryetarit të bashkisë.

Nuk duronin dot sa të shprehej gjykata. Zdromsit i hanë duart për pare.

Si ka vijuar ngjarja ditët e fundit.
TIRANË- Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka deklaruar se një person ka humbur jetën ditën e sotme në rrugën Myslym Keta. I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Këlliçi ka deklaruar se personi ka humbur jetën për shkak të vendimin të Bashkisë për të prishur pallatin që ai banon. Ai i bëri thirrje bashkisë së Tiranës që t’i rikthejë energjinë elektrike familjes së Agim Bozhiqit të cilët kanë hapur dyert e mortit. 

“Para një ore jam vënë në dijeni nga banorët se shtetasi Agim Bozhiqi ka ndërruar jetë për shkak të kësaj situate dhe për shkak se ishte një nga banorët e pallatit.

Mazniku apo kushdo tjetër nga bashkia e Tiranës, bëjnë mirë që familjes së të ndjerit t’i kërkojnë jo ndjesë publike, por t’i çojnë drita dhe ujë aktualisht që ta respektojnë mortin dhe të ndjerin që kanë në banesën e tyre.

Tani që po flasim. Kaq të bëjnë këta dhe nuk kanë nevojë banorët për asgjë tjetër përveçse transparencë. është një sjellje barbare. Kjo nuk i bëhet askujt.

Të lësh persona të moshuar, fëmijë, persona invalidë pa ujë dhe pa drita në këtë gjendje, në mes tyë dimrit, në prag të festave, pa ujë dhe pa drita, kjo nuk i bëhet askujt”, tha Këlliçi.
 
Banorët e pallatit nr 4 në rrugën “Myslym Keta” kundërshtojnë shembjen e pallatit të tyre. Ata janë përplasur ditën e sotme me policinë, e cila po kryen largimin e tyre nga ndërtesa e cila do shembet. Banorët thonë se nuk ka vendim gjykate për prishjen e pallatit dhe se shkalla e vlerësimit për këtë pallat pas tërmetit ka ndryshuar disa herë.

Banorët kanë dyshime se pas shembjes së pallatit fshihen interesa të tjera. Ata kanë thënë më tej se nuk është bërë asnjë akt ekspertimi privat që ka nxjerrë pallatin me shkallën e dëmtimit DS2. Prej orës 01:30, banorët e pallatit janë pa ujë dhe drita.

Zjarr Tv Ad