Dumani në krye të SPAK, Kalemaj: Nëse s’bien peshq të mëdhenj në rrjetë…

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politologu Ilir Kalemaj, për zgjedhjen e Altin Dumanit si kreu i ri i SPAK, thotë se më parë ishte nënkryetar dhe tashmë u ngrit në detyrë.

Duke folur në studion e MCN Live, ai e cilësoi zgjedhjen e Dumanit si bast të fituar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Preferenca e mazhorancës ishte kandidati Kondili, anëtarët prokurorë zgjodhën Dumanin, anëtarët e zgjedhur në parlament, votuan Kondilin. Secili prej prokurorëve ka çështjet përkatëse që mban përgjegjësi, ai që është në krye të SASK përcakton axhendën se sa prioritet do i jepet korrupsionit në raport me krimin e organizuar. Hapat e parë janë te çështja e inceneratorëve që është aty dhje nuk ka shkuar ende në nivelet më të larta, se po dalin përditë tabulate të ministrave që kanë qenë me persona në kërkim.

Afera e inceneratorëve është më e nxehta, se nuk kemi inceneratorë por miliona euro të taksapaguesve duke e shpërdoruar, ka edhe patate të tjera të nxehta, si koncensionet në shëndetësi, ka vend për investigim. Ndërkohë që nuk kemi shëndetësi falas, por kemi barrë shumë të lartë fiskale, dhe çështje të korrupsionit të niveleve të larta. Rezultatet janë ato që kanë rëndësi dhe nëse nuk do ketë peshq të mëdhenj që do bien në rrjetën e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, është e kotë demagogjia.

Drejtësia e përdorur për qëllime politike për të goditur kundërshtarin politik, nuk i shërben shtetit të së drejtës. Shansi është me SPAK, por varet dhe nga puna e BKH dhe presim të shohim rezultate që do përfundojnë me vendosjen pas hekurave të personave që kanë abuzuar. Gjithë ideja e ndëshkimit është të parandalohen krimet dhje abuzimit në të ardhmen.“, tha ai.

Zjarr Tv Ad