Pedagogu i Kriminalistikës Ervin Karamuço, duke folur në MCN Live tha se autoritetet britanike nuk dinë fatin e shumë fëmijëve të zhdukur shqiptarë. Karamuço tha se disa prej tyre mund të jenë strehuar te familjarët, por të tjerë mund të jenë shitur, apo abuzuar seksualisht. Pedagogu i Kriminalistikës theksoi se institucionet shqiptare duhet të reagojnë, pasi bëhet fjalë për një qendër shtetërore që e ka për detyrim inventarizimin e fëmijëve.
As ambasadori ynë në Parlamentin britanik nuk pati asnjë moment që të prononcohej për këtë çështje, që ishte ngritur nga BBC-ja. Disa gazetarë investigativë janë paraqitur te qendra e strehimit social, autoritetet kanë komunikuar që s’dimë fatin e këtyre fëmijëve. Që të dalësh ku kanë mbërritur, duhet të kryqëzohen të dhënat e qendrës me policinë, disa janë strehuar te familjarët, disa lypin, disa janë shitur, abuzohen seksualisht, etj.
Vet autoritetet britanike s’e kanë zgjidhur ku janë. Shqetësimi mbetet real për sa kohë që s’dihet fati i tyre. Në Greqi ishin shitur 500 fëmijë! Në rastin e Britanisë ne nuk kemi ende një përgjegjësi konkrete, si ka mundësi që janë larguar. Na implikohet policia kuftiare, noterët. Edhe në Parlamentin anglez është ngritur kjo çështje sepse qendra është shtetërore, dhe duhet të inventarizojë fëmijët. Se dyshimi mund të jetë që edhe ata vet mund të jenë pjesë e një trafiku. S’e di nëse ka çuar ndonjë notë ministria e Jashtme, por duhet të ngrihet patjetër nga institucionet shqiptare”.
Ndër të tjera Karamuço tha se shqiptarët nuk janë pjesë e grupeve kriminale të sofistikuara në Britaninë e Madhe, por të dorës së dytë dhe të tretë.
Kjo lloj situate ka një konotacion politik. Ka filluar një spirale e madhe me dyndjen, ku 1/3 e atyre që mbërrijnë në mënyrë të paligjshme janë shqiptarë. Pati një përplasje në distancë mes dy qeverive tona, për shkak të deklaratave të ministres së Brendshme që tha se shumica janë kriminelë. Por nuk është gjetur ende një zgjidhje. Zgjidhja e vetme që është gjetur deri më tani është se këta do kthehen të gjithë.
Ndryshimi nga një vend i pasigurt, dhe menjëherë Shqipëria kthehet në vend të sigurt, politika ka ndikuar shumë në këtë rast, politika kundër emigracionit të paligjshëm. Nga shifrat që kemi nga 100 për qind të dënuar, 80 për qind janë britanikë, 15 për qind janë të huaj, nga këta 14 për qind janë shqiptarë. Këta kanë përmendur polakët, që janë më shumë, por në burgje figurojnë më pak. Por pa bërë analizë që polakët janë vend i BE-së, vijnë shumë më të integruar. A është ndikim i madh? Jo.
Shtëpitë e barit në Londër s’i kemi shpikur ne, dhe si menaxhojmë ne në shumicën e tyre. Janë vietnamezët, xhamajkanët. Nuk ka grup të sofistikuar që nxjerr gjërat e shtrenjta në TikTok. Kjo tregon se ne jemi të dorës së dytë dhe të tretë. Në tenda, gjatë natës për të ndarë territorit kishte edhe përplasje me armë. Është gërmuar që të flinin në tokë që mos depërtonin predhat”.
Karamuço vuri në dukje se problematika sociale e shqiptarëve që do kthehen nga Britania e Madhe do jetë e madhe.
Sipas deklaratës së kryeministrit britanik, çfarë janë të paligjshëm dhe nga fakti që Shqipëria do konsiderohet vend i sigurt, do kthehen të gjithë. Problematika sociale do jetë e madhe, shumica kanë ikur me para borxh. Këtu do futen prapë grupet kriminale që do thonë shikoni se mund t’u çojmë në këtë rrugë.
Mund të rritin edhe kriminalitetin në territorin shqiptar. Na është ulur numri i vrasësve, por largimi në masë i popullsisë, edhe atyre të papunë, ka bërë të mundur edhe këtë. Nëse këta nuk riintegrohen, do jenë të predispozuar që të përfshihen në këto aktivitete”.