Fatos Klosi: Berisha filo-serb i hatashëm…Ka ardhur koha të zbardhet nga SPAK ‘21 Janari’

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një intervist për Sot.com.al, Fatos Klosi foli për zhvillimet e reja në vend.

-“Foltorja” dhe Partia e Lirisë zhvilluan një protestë më 6 dhjetor, e cila ndonëse ishte paralajmëruar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta se do ishte e madhe, duket se përfundoi në një tubim me 500 njerëz rreth vetes. Si ju duk ajo protestë?

Ajo ishte një protestë e vogël. Unë mendoj se protestat nuk zgjidhin asgjë, sepse ata që mblidhen janë militantë, ndërkohë duhen shumë vota për të marr pushtetin, pasi nuk mjaftojnë vetëm votat e militantëve, por ata nuk kanë çfarë bëjnë tjetër dhe bëjnë protesta.

-Sali Berisha u godit me grusht në protestën e tij, personi që e qëlloi u masakrua nga truprojat e tij, por të dyja palët e falën njëri-tjetrin. Çfarë mendoni se ka ndodhur në të vërtet? Çfarë fshihet pas gjithë kësaj ngjarjeje?

Ishte një incident dhe Sali Berisha po përpiqet që të përftojë nga ajo që ndodhi. Por, më mirë do ishte që të mos kishte ndodhur.

-Të premten Altin Dumani u zgjodh mes debatesh, kreu i ri i SPAK. Kjo pasi SHBA dhe qeveria u përplasen në distancë për pasuesin e Arben Krajës, sa detyroj ambasadoren Yuri Kim të ishte prezent në sallë gjatë kohës kur KLP po intervistonte 3 kandidatët. Si ju duket kreu i ri i SPAK dhe a besoni se do ta çojë përpara luftën kundër krimit dhe korrupsionit?

Në fakt nuk është se e njoh, atë zgjodhën dhe para zgjedhjes pati debate, por pas zgjedhjes urime u bënë, kështu edhe unë uroj që SPAK të bëjë detyrën sepse populli pret shumë prej tij, sepse është folur shumë edhe për reformën edhe për rezultatet e reformës dhe tani ne presim që t’i shohim. Uroj që shefi i ri i SPAK ta vërë në lëvizje këtë institucion më shumë sesa ka qenë deri më tani.

-A mendoni se shumë dosje të bujshme si “21 Janari”, “Gërdeci”, afera e inceneratorëve dhe privatizimi i ish-kompleksit Partizani, ku i akuzuar kryesor është ish-kryeministri Sali Berisha duhet të zbardhen?

Unë shpresoj që të gjitha çështjet e rëndësishme, të cilat kanë mbetur të pa zbardhura duhet që të zbardhen dhe ata të cilët kanë përgjegjësi, duhet që ta mbajnë atë përgjegjësi. Deri më tani në këto 30 vite, janë politikanët ata të cilët e kanë komanduar çdo institucion të këtij vendi. Duhet që të vihen pikat mbi i dhe të mbajnë llogari ata që kanë përgjegjësi dhe që ato që janë bërë të mos përsëriten më.

-Berisha kohët e fundit është shfaqur hapur shumë patriot, teksa sulmon Beogradin dhe Ramën, ndërkohë që merre në mbrojtje Kosovën. Si ju duket kjo strategji e tij, pasi më herët ai është akuzuar se ka bashkëpunuar me Millosheviçin?

Sali Berisha bënë sikur është patriot. Ai atëherë kur duhej mbajti qëndrim të gabuar dhe tani del në mbrojtje të Kosovës që nuk ka asgjë në dorë, por këtë e bënë për vetën e tij, nuk e ka për Kosovën. Ajo është një problem i madh dhe nuk bëhet duke bërë deklarata dhe duhet t’i lëmë ata që e kanë në dorë që të bëjnë punën e tyre.

-Meqenëse jemi duke prekur pak të shkuarën, Berisha akuzohet edhe për rrëmbimin dhe torturimin e Remzi Hoxhës. Keni një koment?

Sali Berisha nuk e justifikon dot atë ngjarje, natyrisht përgjegjësia  është e punonjësve të SHIK që e bënë atë punë, por ata nuk e bënë për veten e tyre, por sepse Berisha i komandonte të gjithë në atë kohë.

Burimi:Sot.com.al

Zjarr Tv Ad