Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar opozitën pas akuzave për shembjen e pallatit në lagjen “Myslym Keta”, në Tiranë.
Nga Baldushku, ku 28 familje hynë në banesat e rindërtuara, Rama tha se pallati që u shemb, ishte një ngrehinë e rrezikshme.
Kreu i qeverisë deklaroi se një goditje e matrapikut mund të shembte dy kate përnjëherë të atij pallati, ndërsa pretendon se banorët kanë rënë pre e opozitës.
“Si mund të jetojnë në pallatin që u shemb këto ditë dhe ca njerëzish janë këta që u dalin në mbrojtje. Ai pallat bën mu që është një ngrehinë e rrezikshme që me një goditje të matrapikut binte dy kate përnjëherë.
Ndërkohë që atyre i thuhet se kur të ndërtohen apartamente e reja, do tu jepet një apartament të ri. Tani çfarë mund t’i thojë qeveria atyre që bien pre e asaj që i thonë opozitë, që nuk kanë fe, nuk kanë besë e imam”, theksoi kryeministri.