Çmenduria e Rilindjes me inceneratorin e Tiranës

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodian Tomorri

SPAK ka shpallur në kërkim Giuseppe Ciaffaglionen, i cili sipas letrave që kanë bërë këta, rezulton pronar me 30 për qind tek koncesioni i inceneratorit të Tiranës.

Qeveria dhe bashkitë e qarkut Tiranë dhe Durrës i paguajnë çdo muaj 1 milionë euro inceneratorit të Tiranës. Nga këto 330 mijë euro-OPEX shkojnë në llogarinë private të Ciaffagliones.

Pra qeveria i thotë Ciaffagliones, urdhëro 330 mijë euro çdo muaj tek llogaria jote që ti kesh njëherë. Ama po të kapa do të fus në burg. A ka çmenduri më të madhe se kjo?

Kur dolën këto historitë e Zotos dhe Mërtirit, kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës tha që ne nuk kemi lidhje me këta. I kemi thjesht nënkontraktorë dhe nuk mbajmë përgjegjësi nëse ata mund të kenë shkelur ligjin. Po tani që ka rënë pronari me letra brenda, si do e justifikojmë?

Ky zotëria, që u zgjodh kreu i SPAK dhe për të cilin ka shumë pritshmëri, vendimin e parë që duhet të merrte ishte bllokimi i inceneratorit të Tiranës.

Hetimi i fajtorëve dhe atyre që kanë shkelur ligjin është shumë i rëndesishëm. Këta duhet të bllokojnë urgjentisht pagesat për inceneratorin e Tiranës se ajo që ndodh aty është çmenduri.Por më e rëndesishme dhe emergjente aty është të ndalet vjedhja. Sepse njerëzve kjo u intereson, të mos vidhen. Pastaj hetimet për të gjetur fajtorët të vazhdojnë sa të duan.

Tani ose bllokoni pagesat për inceneratorin e Tiranës, ose hajde bejmë një prokurori tjetër speciale që të hetojë SPAK-un. Se kështu kjo nuk shkon. Pronari në kërkim nga drejtësia, qeveria i çon 330 mijë euro çdo muaj në llogari. Njësoj sikur qeveria italiane të paguante kompanitë e Totto Rinas, kur e kishte në kërkim. Këtë po bëjnë këta. Dhe e gjitha kjo kalon si një gjë normale.

Zjarr Tv Ad