Goditi Sali Berishën me grusht, 31-vjeçari kërkon masë më të butë: Mos më lini në burg…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gert Shehu i cili goditur me grusht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën ka dorëzuar ankim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e la atë në burg. 

Mbrojtja kërkon zbutje të masës së sigurisë dhe hetimin e tij në një masë më të lehtë se ajo e arrestit në burg.

Gerti Shehu, 31-vjeç sulmoi kreun e PD-së Sali Berisha, teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga
mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe mori mjekim në spitalin e Traumës, pasi ka dëmtime në fytyrë dhe fraktura në hundë. Po ashtu, edhe masa e sigurisë “arrest me burg” iu komunikua teksa ndodhej në shtratin e spitalit.

Zjarr Tv Ad